Arbana Osmani pranon lidhjen me Eduart Grishajn / Të dashuruar kokë e këmbë me njëri- tjetrin

  • 29 July 2019 - 10:04
Arbana Osmani pranon lidhjen me Eduart Grishajn / Të dashuruar kokë e këmbë me njëri- tjetrin

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj  Eduart Grishaj ndodhen me pushime në destinacionin përrallor në vendin e largët orential  Marok.

Që nga momenti i mbërritjes ata kanë publikuar në Instagram foto të ndryshme ku kanë treguar se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave.

Dhe në këto foto nuk kanë munguar as komentet të mbushura me dashuri që i  bëjnë njëri- tjetrit.

I pari ka qënë Eduarti i cili në një foto të moderatores ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq regjisori dukej i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht.

“Më e bukura e  Marokut”.

E së fundmi ka qënë Arbana ajo që i ka komentuar Eduartit në foton e tij që ka publikuar. 

‘Paqja ime’ shkruan modertorja në foton e regjisorit duke pohuar lidhjen dhe duke treguar që ato po jetojnë romancën e tyre të lumtur.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)