Kylie Jenner heq dorë nga flokët e gjatë, ja si duket ajo me pamjen e re

  • 29 July 2019 - 10:08
Kylie Jenner heq dorë nga flokët e gjatë, ja si duket ajo me pamjen e re

Kylie Jenner përveç se është një nga personazhet VIP më të pasur, ajo është dhe një nga ato më me influencë, sidomos kur bëhet fjalë për modë. Pothuajse të gjitha trendet, qoftë veshje apo model flokësh, nisin pikërisht nga Kylie dhe motrat e saj.

Së fundmi, pas një kohe të gjatë me flokë të gjata ekstejshën, 22-vjeçarja duket se ka vendosur t’i kthehet natyrales dhe të lër flokët e saj. Kylie publikoi disa foto në ‘Instagram’ ku pozon me disa poza provokative, por vëmendjen e kanë marrë flokët e saj të zinj, me gjatësi deri tek shpatullat. Nuk është hera e parë që Kylie bën ndryshime të tilla brenda natës, por duket se këtë herë është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie ë (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)