Të përmalluar, Big Basta dhe i biri takohen në aeroport dhe kjo është video më e ëmbël që do të shihni sot

  • 30 July 2019 - 11:43
Të përmalluar, Big Basta dhe i biri takohen në aeroport dhe kjo është video më e ëmbël që do të shihni sot

Prej kohësh reperi i njohur Big Basta është zhvendosur në Zelandën e Re, ku për një periudhë kohore jetoi së bashku me bashkëshorten, Vesa Lumën dhe djalin e tij.

Mirëpo, Vesa u kthye në vendin tonë me të birin disa muaj më parë, ndërsa reperi vazhdon ende të udhëtojë mes dy shteteve. Ai vjen herë pas here t’i vizitojë e të çmallet me familjen e tij.

Ditën e sotme, këngëtarja është bërë nostalgjike për të shoqin i cili ndodhet larg dhe ka ndarë në Instastory një video të dy muajve më parë, ku tregon takimin e ëmbël të të birit, Lianit, me Big Bastën.

Ata shfaqen duke pritur reperin në aeroport dhe menjëherë sapo ka parë të atin, Liani ka nisur të qeshë i gëzuar dhe i është hedhur në krahë, duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë.

“Ndihem nostalgjike sot. Takimi i Lianit me babin. 10.05.2019. Mezi po pres të të shoh sërish!”-janë fjalët e Vesës për Big Bastën në videon e ëmbël.

(Kosova Sot Online)