Problemet me drejtësinë se ndalin Loredanën, ja çka ka bërë tash

  • 30 July 2019 - 11:55
Problemet me drejtësinë se ndalin Loredanën, ja çka ka bërë tash

Ndryshimet e yjeve shqiptare tashmë janë të shpeshta dhe gjithnjë te veçanta.

E ato që tërheqin vëmendje nuk ka dyshim se janë artistet, ku thuajse në çdo paraqitje të tyre vijnë me stile te reja.

Një ndryshim së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Loredana Zefi, e cila vjen me një stil të ri të flokëve.

Bukuroshja nga Ferizaji shfaqet mjaft në formë, derisa ka marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat e saj të shumtë.

Nuk dihet nëse kjo pamje është pjesë e klipit të ri, por që tashmë lirshëm mund të thuhet se në secilin prej tyre vjen unike.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Mozzik janë duke punuar në projektin e ri, të cilët pritet të prezantojnë para publikut me 1 gusht.

Edhe pse muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të lakuar në media, biondja po vazhdon të jetë më se e angazhuar në muzikë.

Lori dhe Mozzik po ashtu kanë nisur edhe turneun e koncerteve anembanë trojeve shqiptare.

Image

(Kosova Sot Online)