Anxhelina Hadërgjonaj sjell më në fund këngën e re

  • 30 July 2019 - 12:45
Anxhelina Hadërgjonaj sjell më në fund këngën e re

Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh është shkëputur nga muzika dhe jeton në SHBA.

 Së fundmi ajo ka vendosur të rikthehet në muzikë e këtë e ka zbuluar kantautori Kledi Bahiti duke postuar një video ku Anxhelina shfaqet në studion muzikore duke punuar.

"Na ka ardhë një kanarinë në studio", shkruan Kledi duke treguar se ajo po përgatitet për një projekt muzikor të ri.

Kujtojmë që dalja e fundit e Anxhelinës ishte në Top Fest me këngën "Kjo jetë s'mjaftoi", një këngë qëshpalosi vokalin artistik të saj dhe dëgjohet sot e kësaj dite.

Na mbetet të presim që Anxhelina të sjellë një hit veror e të rikthehet sa më shpejt në muzikë.

Image

(Kosova Sot Online)