Paçit fatin e Jennifer-it! Publikohet momenti kur Alex i tregon këngëtares suprizën super luksoze të ditëlindjes

  • 30 July 2019 - 13:55
Paçit fatin e Jennifer-it! Publikohet momenti kur Alex i tregon këngëtares suprizën super luksoze të ditëlindjes

Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez festoi 50-vjetorin e saj të lindjes. Me këtë rast, ajo mbajti një festë të çmendur ku festoi deri në orët e para të mëngjesit, mirëpo vëmendjen e tërhoqi diçka tjetër!

Surpriza super luksoze e partnerit të saj, Alex Rodriguez.

Ai i dhuroi këngëtares një makinë të markës “Porche” në ngjyrë të kuqe, e cila i ka pëlqyer pa masë Jennifer-it.

Momentin e surprizës, Alex e publikoi në Youtube dhe tashmë video po bën xhiron e rrjetit.

Ai i kishte lidhur sytë këngëtares dhe e kishte nxjerrë në oborr, teksa makina afrohej drejt tyre. Sapo ka parë makinën, Jennifer është hedhur përpjetë nga gëzimi dhe e ka përqafuar fort partnerin e saj.

Më pas, çifti ka bërë një xhiro me makinën e re dhe Jennifer dukej tepër e entuziasmuar gjatë gjithë kohës.

“Nuk i kisha dhënë makinës prej 20 vitesh! Zemër më riktheve lirinë!”- i ka thënë ajo bashkëshortit.

(Kosova Sot Online)