Ma e mirë e ëma se e bija, mamaja e Rita Orës “çmend” fansat me fotot me rroba banje

  • 30 July 2019 - 14:23
Ma e mirë e ëma se e bija, mamaja e Rita Orës “çmend” fansat me fotot me rroba banje

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zbuluar së fundmi se ndodhet me pushime së bashku me familjen e saj.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foto nga Malibu, ku shfaqet seksi me rroba banje. Por vëmendjen e ka marrë mamaja e saj, Vera Ora, e cila duket në super formë me bikini.

Vera ka postuar foto në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ritën teksa ecin në breg të detit. Të veshura të dyja me rroba banje, në sy bien format perfektë të mamasë së këngëtares, të cilës ndjekësit i thonë se ngjan në një moshë me të bijën.

Image

(Kosova Sot Online)