Gjykata vendos, hiti i Katy Perry është plagjiat

  • 30 July 2019 - 17:18
Gjykata vendos, hiti i Katy Perry është plagjiat

Një juri amerikane zbuloi se hiti i këngëtares Katy Perry, “Dark Horse” i vitit 2013 ishte një kopje e një kënge nga viti 2009.

Vendimi u mor nga gjykata federale në Los Anxhelos, pesë vjet pasi Markus Grey dhe dy bashkautorët e tjerë ngritën padi duke pretenduar se “Dark Horse” ishte vjedhur nga “Joyful Noise”, të cilën Grey e lansoi nën emrin artistik Flame.

Juria tani do të vendosë për gjobën të cilën Perry do ta paguajë për shkeljen e të drejtave autoriale.

Kënga ‘Dark Horse’ tashmë ka kaluar mbi 2 miliard klikime në kanalin ‘Youtube’.

 

 

(Kosova Sot Online)