Keisi largohet nga Shqipëria me zemrën e thyer? Stresi as nuk e përcolli në aeroport, por ja ku ishte!

  • 01 August 2019 - 09:35
Keisi largohet nga Shqipëria me zemrën e thyer? Stresi as nuk e përcolli në aeroport, por ja ku ishte!

Keisi është larguar nga Shqipëria për në Kanada!

Bukuroshja shqiptare erdhi posaçërisht në Shqipëri për të takuar partnerin e saj Stresi, i cili doli nga burgu i Fushë-Krujës ku vuante dënimin prej tetorit të vitit të kaluar.

Por marrëdhënia e tyre duket se nuk shkoi siç pritej. Pak ditë pas lirimit, u përfol se Keisi dhe Stresi po kalonin një krizë në martesën e tyre.

Pasi fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale, dyshja vendosi t’i lërë të gjithë në dyshime.

Dhe ja largimi i Keisit drejt Kanadasë i shtoi edhe më shumë dyshimet pasi çifti kishte planifikuar dasmën. Në një intervistë të fundit Stresi la të kuptohej se ftesat i kishte gati dhe do të mbahej dasma!

Por atëherë pse u largua Keisi? Po Stresi përse nuk e përcolli atë në aeroport! Ndërkohë që ajo po pinte gotën e fundit në një lokal në Tiranë, reperi publikonte foto dhe video nga udhëtimi në Vlorë me shoqërinë.

Me sa duket ai nuk e ka shoqëruar partneren e tij, dhe kjo na bën të dyshojmë se Keisi është larguar me zemrën e thyer!

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)