Albëria me look të ri, kush ia ka këputur flokët

  • 01 August 2019 - 10:26
Albëria me look të ri, kush ia ka këputur flokët

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Alberie Hadërgjonaj, është tepër aktive në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë së fundmi një foto që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Këngëtarja ka treguar se ka hequr flokët extension dhe duket shumë ndryshe me pamjen e re.

Albëria rrëfen se flokët extension i kanë këputur gjysmën e flokut të saj original, ndërkohë që pyet fansat se si i shkojnë më shumë, flokë të gjatë apo të shkurtër.

“Sapo hoqa extensions dhe më shumë se gjysma e flokëve janë këputur. Si mendoni ju, më mirë flokë të gjata apo të shkurtra?”- shkruan Albëria krahas fotos me pamjen e re, ndërsa të shumtë janë ata që e kanë komplimentuar për look-un e ri.

Image

 

(Kosova Sot Online)