Victoria dhe David Beckham blejnë një shtëpi të re, shpenzojnë 36 milionë paund për apartamentin superluksoz

  • 02 August 2019 - 08:10
Victoria dhe David Beckham blejnë një shtëpi të re, shpenzojnë 36 milionë paund për apartamentin superluksoz

Pak ditë më parë Victoria dhe David Beckham u panë në Miami dhe u përfolën se ishin duke diskutuar për blerjen e një shtëpie të re. Siç duket ky lajm është i vërtetë, sepse mediat spanjolle raportojnë se çifti i njohur kanë blerë një apartament superluksoz. Sipas “Marca” Victoria dhe David kanë blerë një shtëpi në Miami me vlerë 36 milionë paund dhe se aty mund të gjendet çdo gjë. Kjo ndërtesë është dizenjuar nga Zaha Hadid dhe në të ka një pishinë gjigande, “spa”, sallon bukurie, një bar dhe palestër. Madje në tarracë ka dhe një pjesë të veçantë për vendqëndrimin e helikopterëve.

Ndërtesa në të cilën ata kanë blerë shtëpinë ka 62 kate dhe ka përfunduar në fillim të muajit korrik.

David Beckham i duhet të qëndrojë me kohë të pjesshme në Miami, prandaj ata u detyruan të blinin një shtëpi të re. Ish-futbollisti pritet që sezonin e ardhshëm në 2020 të lançojë një skuadër të re, që do të quhet Inter Miami. Kujtojmë se familja Beckham ka disa shtëpi në vende të ndryshme të botës, njëra prej tyre ndodhet në Londër, një tjetër në Costwolds dhe një në Los Angeles, të cilën e shitën së fundmi për gati 30 milionë paund.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)