Dua Lipa po vjen në Kosovë dhe nuk është vetëm! Shoqërohet nga i dashuri i saj

  • 02 August 2019 - 08:30
Dua Lipa po vjen në Kosovë dhe nuk është vetëm! Shoqërohet nga i dashuri i saj

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë kthyer në qendër të mediave rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Pak kohë më parë ata pranuan se janë në një lidhje dhe që nga ajo kohë janë parë në çdo moment bashkë.

Ditën e sotme Dua Lipa është nisur për në Kosovë dhe nga fotot e publikuara në Instastory zbulon se nuk është vetëm.

Këngëtarja po vjen me avion privat për të qenë pjesë e koncertit madhështor që organizon së bashku me të atin e saj “Sunny Hill Festival”.

Pranë saj është edhe Anwar, i cili do të vizitojë për herë të parë vendlindjen e partneres së tij.

Përveç tij, Dua ka marrë me vete edhe diaa miq të saj, të cilët me siguri do e shijojmë pafund këtët udhëtim.

Vitin e kaluar në “Sunny Hill Festival” Dua shoqërohej nga ish i dashuri i saj Isaac Carew.

Këtë vit koncerti do të mbahet në datat 2,3 dhe 4 gusht.

Image

(Kosova Sot Online)