I dashuri i ri i Dua Lipes familjarizohet jo vetëm me të afërmit e Duas, por edhe me Kosovën

  • 02 August 2019 - 12:03
I dashuri  i ri i Dua Lipes familjarizohet jo vetëm me të afërmit e Duas, por edhe me Kosovën

Mbrëmjen e djeshme Dua Lipa mbërriti së bashku me familjen, stafin dhe të dashurin e saj në Kosovë. Tre ditë më radhë në Prishtinë pritet të mbahet ‘Sunny Hill Festival’, i cili organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Ashtu si vitin e kaluar këto ditë këngëtarja shqiptare do t’i kalojë në shoqërinë e partnerit të saj, por ndryshe nga vjet që e shoqëroi Isaac Carew, këtë herë pranë saj do të jetë Anwar. Këtij të fundit duket se i ka bërë përshtypje Kosova, pasi nuk ka nguruar të publikojë në profilin e tij në ‘Instagram’ disa foto nga sheshi ‘Nënë Tereza’. Anwar ka postuar disa shkrime murale dhe ka veçuar dy figura që simbolizojnë barazinë gjinore.

Përveçse tashmë është familjarizuar disi me vendin, duket se vëllai i motrave Hadid është mësuar të jetojë edhe me familjen e Duas. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ një video në të cilën partneri i saj shihet duke luajtur me të vëllanë dhe ndërkohë që gjithë të tjerët qeshin me ta.

Lidhja mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid është një ndër më të komentuarat të momentit, duke qenë se vetëm para pak muajsh këngëtarja shqiptare i dha fund lidhjes me Isaac. 

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)