Incident në Sunny Hill: Fansja thyen këmbën dhe shkak u bë… Gashi! (VIDEO)

  • 03 August 2019 - 09:17
Incident në Sunny Hill: Fansja thyen këmbën dhe shkak u bë… Gashi! (VIDEO)

Gashi ka hyrë me këmbën e mbarë mbrëmë në Festivalin Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë!

Por fansja e tij jo, pasi menjëherë sapo pa këngëtarin që mbërriti, theu kyçin e këmbës nga gëzimi!

Ky incident ndodhi në prani të këngëtarit, i cili ndoqi i shqetësuar rastin në mesin e publikut.

Vajza më pas u mor nga të afërmit e saj, në gjendje të pamundur për të ecur. Nuk e dimë sesi rodhën ngjarjet ekzaktësisht, por dimë që ky ishte efekti i Gashit!

Videon e ka publikuar vetë këngëtari në Instagram, së bashku me një sërë postimesh të tjera.

Në njërën ai shihet duke bërë shqiponjën, ndërsa në tjetrën përkrah Dua Lipës.

Image

 

(Kosova Sot Online)