Një vit pasi nëna e tij ndërroi jetë, Ardit Gjebrea e kujton me fjalët prekëse: Kur ike ti, m’u shemb bota

  • 04 August 2019 - 11:54
Një vit pasi nëna e tij ndërroi jetë, Ardit Gjebrea e kujton me fjalët prekëse: Kur ike ti, m’u shemb bota

Një vit pasi e ëma e Ardit Gjebreas ndërroi jetë, ai e ka kujtuar me fjalët më të ëmbla dhe plot dhimbje njësoj si ditën kur ajo u largua nga jeta.

Krahas një fotoje të saj, moderatori ka shkruar: “Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i ç’bënin? Kur ike ti, mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek korridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”.

 

Image

 

Dhimbja është ende e fortë dhe kjo ndihet në çdo fjalë të shkruar nga Gjebrea. Largimi nga jeta i personave më të dashur është një brengë që nuk largohet asnjëherë dhe duket qartë që moderatorin e mundon njësoj megjithëse muajt kanë kaluar.

(Kosova Sot Online)