Gjiko baba i përkushtuar, djalin e zë gjumi në krahët e tij

  • 04 August 2019 - 12:03
Gjiko baba i përkushtuar, djalin e zë gjumi në krahët e tij

Gjiko është ndër këngëtarët më të kërkuar të momentit dhe i gjithë sezoni i verës është i mbushur me koncerte në qytete të ndryshme për të.

Megjithatë angazhimet në punë nuk e kanë penguar që ai t’i kushtojë rëndësi të veçantë kujdesit për djalin e tij. Më herët në intervista televizive Gjiko ka treguar se mundohet që gjithë kohën e lirë t’ja dedikojë vogëlushit dhe këtë gjë e ka vërtetuar përmes një videoje. Reperi ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke vendosur djalin e tij në gjumë.

Gjiko shfaqet duke tundur Zërin në një dhomë me disa drita të vogla qetësuese.

 

Siç duket reperi dhe partnerja e tij, Elita Rudi, kanë gjetur këtë lloj metode me dritat shumëngjyrëshe për të vendosur vogëlushin e tyre në gjumë.

Kjo video tregon qartë se Gjiko është një baba shumë i kujdesshëm dhe se i gjendet pranë të voglit të tij pothuajse në çdo moment. Madje mjaftojnë të tilla imazhe për të treguar se jeta e reperit dhe partneres së tij ka ndryshuar plotësisht që nga muaji shkurt kur djali i tyre erdhi në jetë.

(Kosova Sot Online)