Për të gjithë ata që e humbën! Kjo ishte super performanca e Dua Lipës në “Sunny Hill Festival”

  • 05 August 2019 - 09:21
Për të gjithë ata që e humbën! Kjo ishte super performanca e Dua Lipës në “Sunny Hill Festival”

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur në Prishtinë dita e tretë dhe e fundit e koncertit madhështor, “Sunny Hill Festival”.

Në skenë u ngjitën artistët më në zë shqiptarë dhe mes tyre atmosferën e ndezi edhe DJ me famë botërore Calvin Harris.

Ai performoi këngët më të famshme të tij dhe mes tyre nuk mungoi projekti që ka në bashkëpunim me Dua Lipën, “One Kiss”. Teksa kënga ka nisur Dua Lipa i ka surprizuar të gjithë me performancën e saj.

Këngëtarja ka qenë qershia mbi tortë e mbrëmjes  dhe si fillim ka preferuar të këndojë në mes të publikut. Teksa këndon ajo u bën thirrje të gjithëve në shqip për të kërcyer.

Më pas e ka vazhduar performancën spektakolare në skenë së bashku me Dj e njohur.

Performanca e DuaLipës ka elektrizuar publikun, i cili së bashku me të ka këndua çdo fjalë të ‘One Kiss’.

Deri pak para ngjitjes në skenë nuk dihej nëse Dua do të këndonte, pasi këngëtarja në konferencën për shtyp e la publikun pezull me përgjigjen e saj.

(Kosova Sot Online)