Ja me cilën ish banore të Big Brother 'shkoi' në shtrat Capital T

  • 05 August 2019 - 11:48
Ja me cilën ish banore të Big Brother 'shkoi' në shtrat Capital T

“Sytë e tu” titullohet projekti i ri muzikor i Capital T. Si gjithmonë, për tekstin e këngës është kujdesur vetë artisti.

Këtë herë flitet për fiksimin ndaj syve të një vajze.

Nuk dihet nëse teksti lidhet me një histori në jetën e artistit apo jo. Ndërsa për klipin muzikor, Capitali ka zgjedhur një prej vajzave të bukura shqiptare.

Bëhet fjalë për Franceska Jacen, e cila u bë e njohur nga pjesëmarrja në Big Brother dhe më pas vijoi jetën si modele. Të dy duken shumë të afërt në klip sa duket sikur ka kimi mes tyre, sidomos në skenën e krevatit.

(Kosova Sot Online)