“Ia kam nisur me një ‘cover’ të këngës së tyre”, Tayna falenderon publikisht reperët shqiptarë

  • 06 August 2019 - 15:18
“Ia kam nisur me një ‘cover’ të këngës së tyre”, Tayna falenderon publikisht reperët shqiptarë

Që pas publikimit të këngës ‘Columbiana’, Tayna u kthye në një nga reperet femra më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Që pas kësaj, ajo nuk ka ndaluar së sjelluri projekte apo bashkëpunime me emra të njohur, që janë kthyer menjëherë në hite. Projekti i saj më i fundit është ai me titull ‘Pasite’, në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. Kjo këngë pavarësisht se u publikua vetëm dje, ka marrë një mbështetje të madhe nga fansat e reperëve dhe adhuruesit e kësaj rryme.

Tayna nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit një fragment të shkurtër të xhirime të videoklipit, ku shfaqet e ulur në një stol dhe e lodhur nga orët e zgjatura në studio. “Kështu ndihem 24 orë, 4 shfaqje dhe 2 klipe që zgjatën 4 ditë. Por në fund ia vlen gjithçka kur mundohesh të argëtosh njerëzit që do dhe në fund merr lavdërime. Jam shumë e lumtur dhe krenare për të gjitha. Ia nisa duke bërë një ‘cover’ të këngës së tyre dhe tani jemi këtu (gjithçka brenda një viti e gjysmë)”, ka shkruar reperja duke falenderuar publikisht Mc Kreshën dhe Lyrical Son për hitin e ri. Postimi ka marrë shumë komente pozitive, ku miqtë dhe fansat e kanë përgëzuar dhe kanë shprehur dashamirësinë e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)