Me vrap në parukeri! Kim Kardashian çeli ngjyrën e flokëve dhe look-u i ri po i çmend të gjithë!

  • 08 August 2019 - 11:14
Me vrap në parukeri! Kim Kardashian çeli ngjyrën e flokëve dhe look-u i ri po i çmend të gjithë!

Është kohë ndryshimesh kjo verë dhe mund të themi që Kim Kardashian sapo bëri transformimin që do t’i çmendë të gjitha vajzat.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians, ka vendosur të çelë ngjyrën e flokëve nga të zeza në gështenjë me nuanca që vijnë në lajthi.

 38-vjeçarja publikoi pak orë më parë dy foto ku tregonte look-un e ri dhe tani njerëzit po mendojnë se është koha të rikthehet Kim me flokët bjondë.

 

Gjatësia e flokëve në fotot e reja është më e madhe se flokët natyralë të Kim, krahasuar me fotot e një dite më parë kur bukuroshja ishte në Japoni me familjen.

Nuk dihet nëse ky është një hap i mirëmenduar i Kim për t’u kthyer në bjonde, por gjithsesi edhe kështu duket SUPER.

 

(Kosova Sot Online)