Vrasjet me armë në Amerikë, Lana Del Rey këngë për ndërgjegjësim

  • 08 August 2019 - 12:03
Vrasjet me armë në Amerikë, Lana Del Rey këngë për ndërgjegjësim

Lana Del Rey shkruan një këngë të re, me titull “Looking for America”, një formë ndërgjegjësimi për masakrat me armë në SHBA.

‘Unë jam ende në kërkim të versionit tim të Amerikës. Një Amerikë pa armë zjarri, ku flamuri kombëtar të mund të valëvitet i lirë. Pa shpërthime bombash në qiell, vetëm fishekzjarre …”, janë disa citime të marra nga kënga e saj më e re, e shoqëruar në kitarë nga producenti i saj Jack Antonoff, në një video të postuar në profilin e saj në Instagram.

“Unë jam e vetëdijshme se nuk jam një grua politikane dhe nuk kërkoj të bëhem e tillë, pra më falni nëse kam një qëndrim, por pas gjithë rasteve të të shtënave me armë të regjistruara ditët e fundit që më kanë trishtuar shumë, unë kërkoj modestisht të publikoj këtë video”, shkruan këngëtarja 34-vjeçare. 

(Kosova Sot Online)