Gashi nis karrierën si aktor, habit me pamjen e tij të re

  • 08 August 2019 - 12:11
Gashi nis karrierën si aktor, habit me pamjen e tij të re

Gashi është vërtetë një nga reperët më të pëlqyer, por kohët e fundit ai ka eksperiementuar shumë me karrierën e tij. Përveç muzikës, Gashi ka nxjerrë dhe linjën e tij të veshjeve, ndërsa tani duket se do e shohim në një zhaner ndryshe nga zakonisht, në aktrim.

Reperi shqiptar ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku ka zbuluar pamjen e tij për rolin e ri dhe duket sikur dikush e ka rrahur. Mbushur me shenja dhe të mavijosura në fytyrë, Gashi ka publikuar foton dhe krahas saj ka shkruar:

“Në xhirimet e filmit tim më të ri. Jam shumë i emocionuar”. Shumë nga fansat e tij kanë menduar se shenjat në fytyrë kanë qenë diçka reale, por gjithashtu po presin me padurim të shohin projektin e tij të ri.

Reperi nuk ka zbuluar më tepër detaje në lidhje me filmin e ri, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim rolin e Gashit.
 

(Kosova Sot Online)