Ish-i dashuri tentoi ta vriste nga burgu, reagon reperja shtatzënë

  • 08 gusht 2019 - 13:09
Ish-i dashuri tentoi ta vriste nga burgu, reagon reperja shtatzënë

Reperja Yung Miami i shpëtoi një sulmi me armë, i cili dyshohet se ishte tentativë për vrasje nga ish-i dashuri i saj Kodak Black. Ky i fundit bëri një “diss” nga burgu ku e kërcënonte se do ta godiste fort në bark pasi mbeti shtatzënë me një mashkull tjetër.

Anëtarja e grupit City Girls, emri i vërtetë i të cilës është Caresha Brownlee, bëri një postim në Instagram ku tregoi gjendjen shëndetësore.

“Faleminderit, të gjithëve për reagimet dhe lutjet. Unë dhe bebja jemi mirë”, shkruajti ajo. Yung Miami sapo kishte dalë nga studio dhe ishte në makinën e saj të tipit Mercedes-Benz SUV kur filluan të shtënat me armë.

Në një video të postuar në Tëitter, ajo dëgjohet duke folur me policinë ku i thotë se dëgjoi shumë të shtëna dhe ia mbathi për të shpëtuar. Nuk dihet ende nëse e gjitha kjo lidhet me Kodak Black, i cili është i akuzuar për posedim të drogës dhe armëve pa leje.

(Kosova Sot Online)