Nuk gjen rehati me flokët, Morena Taraku ndryshon sërish ngjyrën

  • 09 August 2019 - 15:11
Nuk gjen rehati me flokët, Morena Taraku ndryshon sërish ngjyrën

Këngëtarja Morena Taraku këto kohët e fundit po eksperimenton shumë me flokët dhe duket se nuk po gjen dot rehati me ngjyrën.

Pasi u shfaq në profilin e saj në “Instagram” me flokë jeshile neon, Morena ka vendosur që të bëjë sërish një ndryshim, ku është kthyer bionde.

Ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon ngjyrën e re, por pa zbuluar fytyrën, që fansat e saj të krijojnë një ide nëse i shkojnë apo jo.

Megjithatë në këto nuanca Morena ka eksperimentuar edhe më herët dhe nisur nga ato mund të themi se asaj i përshtatet çdo ngjyrë flokësh.

Image

(Kosova Sot Online)