Dalin pamjet! Era Istrefi po përgatit një super klip dhe ç’të shohësh!

  • 10 August 2019 - 09:50
Dalin pamjet! Era Istrefi po përgatit një super klip dhe ç’të shohësh!

Era Istrefi po përgatit një surprizë që me sa duket do ta bëjë publike para se të mbarojë vera!

Ajo ka publikuar sot disa pamje nga videoklipi që po xhiron me Sayonara Boy, me të cilin ka bashkëpunuar për këngën “Sayonara Detka”.

Në klip, këngëtarja shqiptare shfaqet shumë e zjarrtë e veshur me një fustan ngjyrë argjendi, ndërsa nuk mungojnë skenat provokuese.

 “Kush është gati? Mezi pres që ta shihni këtë”, shkruan ajo duke iu drejtuar fansave.

Kënga e fundit e publikuar nga Era është ajo me artistin rus që ka mbledhur deri në 4,5 milionë klikime!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

 

(Kosova Sot Online)