Dalin pamjet e para të festës së çmendur të Kylie Jenner! Kështu e priti 22-vjetorin

  • 10 August 2019 - 09:55
Dalin pamjet e para të festës së çmendur të Kylie Jenner! Kështu e priti 22-vjetorin

Ditën e sotmë Kylie Jenner feston ditëlindjen.

Këtë 22-vjetor ajo ka zgjedhur ta festojë pranë miqve dhe familjarëve të saj në një jaht super luksoz në Capri.
Pamjet e para të festës kanë dalë dhe duket se gjithçka ka qenë perfekte.

Kylie ka publikuar në Instastory disa video ku tregon festën e orës 00:00 por më pas ka zgjedhur të mos zbulojë më detaje.

Nga aq sa ka zbuluar duket se ai ka qenë fillimi i një feste të çmendur me alkool dhe muzikë në mes të detit.

Festa pritej të ishte e tillë, pasi Kylie njihet si një organizatore e shkëlqyer. Ajo nuk mund të rrinte pa bërë bujë në këtë 22 vjetor dhe duket se ia ka dalë.

 

 

 

(Kosova Sot Online)