Përlotet Kourtney Kardashian, kjo është nata më e bukur për mua

  • 11 August 2019 - 09:05
Përlotet Kourtney Kardashian, kjo është nata më e bukur për mua

Kourtney Kardashian së fundi ka udhëtuar drejt Italisë për të kaluar pushimet me familjen e saj.

Së bashku me tre fëmijët e saj, ajo ka shijuar plazhet e bukura italiane ndërsa nuk kanë munguar edhe imazhet nga atje.

Në një postim që ka bërë së fundi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku ndiqet nga mbi 80 milionë persona ka treguar se ajo po kalon periudhën më të bukur të jetës.


“Wow, unë thjesht pata natën më të bukur me fëmijët e mi duke parë perëndimin e diellit, duke u ndjerë jashtëzakonisht mirënjohëse për këto javë të kaluara së bashku në Itali dhe kështu nga mrekullitë e krijuara nga Zoti nuk kisha çfarë të bëja, pos të qaja (lot të lumtur)”, ka shkruar Kourtney.

Ndryshe, edhe motra e saj e vogël, Kylie Jenner ka udhëtuar për në Itali për të festuar ditëlindjen e 22-të.

Image

(Kosova Sot Online)