Oriola Marashi publikon foto "të nxehta" nga plazhi

  • 12 August 2019 - 08:03
Oriola Marashi  publikon foto

Oriola Marashi cilësohet si një nga modelet më seksi në Shqipëri.

Ish-anëtarja e OTR po vazhdon të “tronditë” rrjetin me fotot e saj, që me ardhjen e verës janë bërë më të nxehta.

Këtë herë, Oriola ka pozuar një foto në bregdet por ndjekësit e saj janë kapur me gishtat e këmbës, që duket se nuk i pëlqejnë aspak.

E veshur me bikini të kuqe, Oriola Marashi si rrallëherë ka ekspozuar gishtërinjt e këmbës të plota dhe pa sandale.

Komentet kanë qenë fyese në drejtim të saj.“Këto gishtat e kembes katastrof,”- shkruan një ndjekës.“Gishtat më të mëdhenj se shala jote zemër”– vijon një tjetër.Oriola i ka kthyer këtë përgjigje: “Po normal oj zemër 41 palla kembes”.

Image

(Kosova Sot Online)