Pas shumë spekulimesh, këngëtarja shqiptare konfirmon ndarjen nga partneri i saj

  • 12 August 2019 - 11:30
Pas shumë spekulimesh, këngëtarja shqiptare konfirmon ndarjen nga partneri i saj

Pak kohë më parë, Baby Gee dhe Lim Hoti bënë publike lidhjen e tyre nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’. Pas kësaj, dyshja paralajmëroi projekte në muzikë dhe vërtetë ashtu ndodhi. Baby Gee dhe Limi sollën “Pretty Gangster”, ku në videoklip ishin vetë protagonistë me skena intime mes tyre.

Gjërat duket se nuk kanë shkuar gjithmonë kaq mirë për çiftin, të cilët i kanë dhënë fund lidhjes. Këto spekulime nisën nga fansat e tyre për shkak të disa veprimeve dyshuese të dyshes, por asnjëri nuk kishte folur mbi këtë temë.

Baby Gee vendosi që të konfirmojë ndarjen nëpërmjet një videoje ku shfaqet duke kërcyer dhe krahas postimit shkruan: “Kur je e re, e bukur dhe beqare”. Këngëtarja shqiptare e bëri reagimin e saj në lidhje me thashethemet e ndarjes, tani na mbetet të presim dhe të shohim atë të ish-partnerit të saj.

Image

 

(Kosova Sot Online)