Vetëm 6 muajsh, Zëri i Elitës dhe Gjikos sapo e tha fjalën e parë!

  • 12 August 2019 - 15:41
Vetëm 6 muajsh, Zëri i Elitës dhe Gjikos sapo e tha fjalën e parë!

Në muajin shkurt të këtij viti, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë.

Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, i cili tashmë është 6 muajsh dhe është kthyer në një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it.

 Pak më parë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit një video shumë të ëmbël të Zërit, i cili ka thënë fjalën e parë, duke mallëngjyer prindërit e tij.

Teksa Gjiko e filmonte të birin, ai ka nisur të belbëzojë fjalën “mama”, ndërsa çifti ka nisur të qeshë me të birin.

(Kosova Sot Online)