S’po mbajmë të qeshurën! Caitlyn Jenner ngatërron të bijat! Uron Kylie-n me një foto të Kendall

  • 13 August 2019 - 11:05
S’po mbajmë të qeshurën! Caitlyn Jenner ngatërron të bijat! Uron Kylie-n me një foto të Kendall

Caitlyn Jenner mund të mos ketë qenë e ftuar, (ose s’ka dashur vetë të shkojë) në udhëtimin e Kylie Jenner në Itali për 22-vjetor, por kjo nuk do të thotë se e harroi ditën e madhe të vajzës së saj më të vogël.

Ditëlindja e Kylie-t ishte në 10 gusht, dhe ashtu siç bëjnë çdo ditëlindje, pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner publikuan urime pafund në Instagram me tituj të ëmbël në nder të saj.

 Epo, të gjithë përveç Kourtney Kardashian dhe Kendall, por ato me siguri i dërguan një mesazh asaj kështu që mos e bëni të madhe!

Sidoqoftë, ne jemi mbledhur sot këtu për shkak të postimit të Caitlyn në veçanti.

Për ditëlindjen e Kylie-t, Caitlyn publikoi një foto të Kendall kur ishte e vogël:

“Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë, por jeta është kaq e mirë sot. Gëzuar ditëlindjen vajza ime e vogël @kyliejenner”!, shkruante ajo.

 

 

Fansat e Kylie-t reaguan menjëherë dhe kur Caitlyn e kuptoi gabimin që kishte bërë, e fshiu shpejt foton dhe publikoi një foto të saj me dy vajzat, me një urim të thjeshtë:

“Gëzuar ditëlindjen @kyliejenner”.

Epo po ta mendosh, gjëra që ndodhin janë! Kushedi sa herë ju thërret ju mami me emrin e motrës!

 

(Kosova Sot Online)