Rita Ora i ka dy fjalë për këngën e re të Taynas dhe Dafina Zeqirit: 'Bye Bye'

  • 13 August 2019 - 23:02
Rita Ora i ka dy fjalë për këngën e re të Taynas dhe Dafina Zeqirit: 'Bye Bye'

Dy ditë më parë, këngëtaret e njohura Dafina Zeqiri dhe Tayna, lansuan duetin e tyre "Bye Bye", që më shumë sesa kënga, zgjojë kureshtje videoklipi, me skena shumë hot, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E këtë përformancë, nuk e la pa e komentuar, edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, e cila përmes llogarisë së saj në Instagram, ka shkruar: “A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq te mira? E dua vendin nga vij. Dhe poashtu me pelqen së pari femra që marrin kontrolin e vetes duke qene vetevetja dhe duke inspiruar. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave që është në rregull të jenë të lira dhe seksi në të njejtën kohë".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë ë ë ë ë (@dafina.zeqiri) on

(Kosova Sot Online)