‘Selini’ dhe i dashuri publikojnë foto bashkë, është këngëtari shumë i njohur turk!

  • 14 August 2019 - 15:47
‘Selini’ dhe i dashuri publikojnë foto bashkë, është këngëtari shumë i njohur turk!

Ajo është bashkuar me të dashurin e saj.

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, vazhdon të qëndrojë në krye të mediave turke.

25-vjeçarja u komentua shumë për lidhjen e saj me këngëtarin e mirënjohur turk, Murat Dalkëlëç, me të cilin filluan romancën qe sa kohë, por në fund të vitit të kaluar, çifti i dha fund lidhjes.

Muajt e fundit në mediat turke po qarkullon lajmi se ata i dhanë një mundësi të dytë lidhjes, u ribashkuan dhe po përjetojnë çaste të lumtura si asnjëherë më parë.

Së fundi, këngëtari publikoi një fotografi me bukuroshen dhe shkroi “dashuria ime”.

(Kosova Sot Online)