Kështu do të duken ftesat e dasmës së Bleros dhe Afronës

  • 15 August 2019 - 09:14
Kështu do të duken ftesat e dasmës së Bleros dhe Afronës

Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika, do ta kurorëzojnë dashurinë me martesë në shtator të këtij viti.

Duke qenë se data 21 po afron, çifti kanë përfunduar disa prej përgatitjeve të dasmës, ndër to ftesat të cilat edhe i kanë dorëzuar tek mysafirët.

Se si do të duken ftesat ka treguar Blero nëpërmjet disa postimeve në Instastory. Dasma pritet të jetë madhështore me 600 të ftuar.

Çifti kishte marrë një hap të madh para martesës duke u bërë me “kulm mbi shtëpi”.

Në muajin shkurt ata kanë blerë një apartament në periferi të Prishtinës, i cili ka kushtuar rreth 350 mijë euro.

Ndërkaq shpesh herë ishin përfolur për ndarje, madje kishin fshirë edhe fotografitë nga rrjetet sociale. Por, tashmë çifti duket se i ka kaluar të gjitha krizat në lidhje dhe po e kurorëzojnë atë me martesë.

Image

(Kosova Sot Online)