Prishtina e nderon me grafit gjigant Dua Lipën

  • 15 August 2019 - 15:22
Prishtina e nderon me grafit gjigant Dua Lipën

Këngëtarja shqiptare shumë e njohur në të gjithë globin, Dua Lipa, ka ditur të na bëjë gjithmonë krenarë. Ajo gjithmonë ka folur me mburrje për vendlindjen e saj në intervista, madje në koncertin e fundit Sunnyhill në Prishtinë ajo vallëzoi me flamurin shqiptar video të cilën e postoi edhe në rrjete sociale.

Tani kryeqyteti i vendit tonë ka vendosur të e nderojë në një mënyrë të veçantë yllin e muzikës.

Në sheshin Edit Durham përballë Prokurorisë së Shtetit është vizatuar një grafit i veçantë gjigant ku shihet artistja shqiptare mbi një figurë të animuar.

Ne shpresojmë që Dua të vazhdojë me sukseset e saja në skenën botërore të muzikës.

Image

(Kosova Sot Online)