Gjërat po bëhen serioze! Rihanna prezanton të dashurin në familje

  • 16 August 2019 - 08:28
Gjërat po bëhen serioze! Rihanna prezanton të dashurin në familje

Rihanna dhe i dashuri i saj miliardier,  Hassan Jameel, janë duke kaluar periudhën më të qetë dhe me të bukur të jetës së tyre.

 

Kohët e fundit marrëdhënia po ecën aq mirë, sa këngëtarja ka vendosur që miliardierin ta prezantojë edhe me familjarët e saj.

Së fundmi mësohet se ajo e ka prezantuar Hassan Jameel tek e ëma e saj, Monica dhe një prej vëllezërve.

Katërshja është parë duke darkuar në restorantin Mason në Santa Monica.

Një burim ka treguar për mediat e huajs se Rihanna dhe Jameel përkëdheleshin e putheshin teksa hanin specialitetet e restorantit. “Porositën pjatat specialitet të Mason me prodhime deti dhe biftek, shoqëruar me verë dhe koktejle. Në një moment, Rihanna dhe Hassan po rrinin krah për krah. Qëndruan aty për disa orë, deri sa u errësua,” tha burimi.

Rihanna dhe Jameel e kanë mbajtur private lidhjen e tyre, edhe pse janë bashkë prej dy vitesh.

Image

(Kosova Sot Online)