Kënga “Bye bye” e kopjuar nga Drake? Melinda tallet keq me Tayna-n dhe Dafinën!

  • 16 August 2019 - 10:04
Kënga “Bye bye” e kopjuar nga Drake? Melinda tallet keq me Tayna-n dhe Dafinën!

Tayna dhe Dafina Zeqiri thyen internetin me këngën e tyre më të re “Bye Bye” që ishte dhe bashkëpunimi i tyre i parë.

Ato kanë mbledhur më shumë se 4 milionë klikime në YouTube dhe kënga është pritur mjaft mirë. Pak ditë më parë Rita Ora u shpreh krenare për vajzat kosovare që janë artiste të vërteta sipas saj.

“Doja vetëm të thosha pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Ritës në postim, fjalë të cilat kanë gëzuar pa masë Taynën dhe Dafina Zeqirin.

Por një tjetër repere shqiptare është tallur disi me Tayna-n dhe Dafinën, pasi sipas saj, kënga është e ngjashme me atë të Drake “Mob Ties”.

Bëhet fjalë për pjesën kur Tayna dhe Dafina bëjnë rep në minutat e fundit të këngës, për të cilën Melinda ka publikuar një video duke qeshur.

Reperja dhe fansat e saj ironizojnë faktin që Dafina është “frymëzuar” nga Drake si për të thënë shkurtimisht se ka kopjuar reperin e famshëm.

Ju mund ta gjykoni vetë nga vodeoja më poshtë:

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by idolë (@melinda._.fan) on

(Kosova Sot Online)