Pas muzikës, Bleona Qereti kërkon suksesin në një tjetër fushë që do ta bëjë super të famshme

  • 17 August 2019 - 12:29
Pas muzikës, Bleona Qereti kërkon suksesin në një tjetër fushë që do ta bëjë super të famshme

Bleona Qereti po kërkon një tjetër sukses ndërkombëtar përpos muzikës.

Këngëtarja shqiptare ka lidhur kontratë me kompaninë  “Taryn Brown + Company”, e cila merret me promovime, reklamime dhe projekte të ndryshme të kësaj fushe.

Vetë Taryn Brown është shprehur për “Yahoo Finance” se: “Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standardet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’”.

Me sa duket, Taryn dhe pjesëtarët e tjerë të kompanisë, janë shumë të lumtur për këtë bashkëpunim.

 

(Kosova Sot Online)