Enca thyen ‘rregullat’! Publikon për herë të parë foto me partnerin

  • 18 August 2019 - 08:51
Enca thyen ‘rregullat’! Publikon për herë të parë foto me partnerin

Ndonëse është ndër personazhet shqiptarë që bën më shumë bujë në media, Enca ia ka dalë që jetën private ta mbajë hermetike.

Gjithmonë është kujdesur që të mos ndajë asnjë detaj lidhur me të, megjithatë me foton e fundit duket se e ka thyer paksa ‘rregullin.’

Këngëtarja ka postuar në Instastoey një foto ku tregon dy gota dhe njërën prej tyre e mban një mashkull.

Ata ndodhen në pishinën e një vile luksoze dhe mashkullit në foto i dallohet vetëm ora.

Menjëherë pas kësaj fotoje kanë nisur aludimet dhe thuhet se mashkulli misterioz është i dashuri i këngëtares.

Kujtojmë se së fundmi Enca po eksperimenton në aktrim duke u bërë pjesë e filmit të Ermal Mamaqit.

(Kosova Sot Online)