Tayna, Vildane Zeneli dhe Kejvina bëhen bashkë, bëjnë namin në plazh

  • 18 August 2019 - 12:04
Tayna, Vildane Zeneli dhe Kejvina bëhen bashkë, bëjnë namin në plazh

Tayna, Kejvina Kthella dhe Vildane Zeneli janë emra shumë të dëgjuar të publikut shqiptar.

Të treja janë shumë aktive në rrjetin social të instagramit, ku postojnë vazhdimisht foto nga më të ndryshmet.

Këtë herë bukuroshet shqiptare shfaqen më tërheqëse se kurrë në praninë e njëra-tjetrës.

Së fundmi, Kejvina ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastoryn ku shfaqet së bashku me reperen e njohur Taynën dhe Vildane Zenelin, të trija veshur me rrobabanje.

Po ashtu të njëjtën foto e kanë ndarë dhe Tayna me Vildanen në instastoryn e tyre.

Vajzat po kalojnë një ditë pushimi së bashku në plazh. Taynën dhe Kejvinën i lidh së bashku dhe dashuria e madhe që kanë për këngëtarin me famë botërore, Malumën.

 

(Kosova Sot Online)