Të gjithë mund të mendonin se ka bërë operacion, por Chrissy Teigen zbulon arsyen e habitshme për fryrjen e buzëve

  • 18 August 2019 - 14:05
Të gjithë mund të mendonin se ka bërë operacion, por Chrissy Teigen zbulon arsyen e habitshme për fryrjen e buzëve

Chrissy Teigen është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit pothuajse gjithçka që ka të bëjë me jetën e saj. Së fundmi ish-modelja ka treguar se i janë fryrë buzët për shkak të sëmundjes së lartësisë. Kjo lloj sëmundje shkaktohet në rastet kur vizitoni vende të larta, ku niveli i oksigjenit është i ulët.

Zakonisht personat që jetojnë në një vend 3000 metra mbi nivelin e detit e kanë të vështirë të shkojnë dhe të pushojnë diku me një nivel prej 8000 metrash. Ky ndryshim i ka shkaktuar Chrissy-t fryrjen e buzëve dhe nëse dikush nuk do e dinte arsyen do mendonte se ka bërë ndërhyrje estetike.

 

Teigen ka publikuar foto të ndryshme në rrjetet e saj sociale dhe përkrah tyre ka shkruar: “Jam shumë e mërzitur dhe e trishtuar që vendi im i lindjes, Utah, ka zgjedhur të më helmojë me këtë sëmundje të tmerrshme. Buzët e mia janë gati të shpërthejnë. Mirupafshim botë!”.

 

33-vjeçarja duket se ka udhëtuar drejt Utah për shkak të martesës së dy miqve të saj dhe nuk e priste që të përballej me një sëmundje të tillë. Më pas ajo ka publikuar një video në të cilën shihet duke thithur oksigjen për të qetësuar dhe ulur ënjtjen e buzëve. Megjithatë fatmirësisht ajo nuk ka qenë e vetme në dasmë, sepse si gjithmonë i është gjendur pranë bashkëshorti, John Legend.