Rihanna regjistron muzikë të re, ‘çmenden’ fansat

  • 19 August 2019 - 07:53
Rihanna regjistron muzikë të re, ‘çmenden’ fansat

Fansat e Rihanna-s po presin me padurim që këngëtarja të publikojë albumin e ri, mirëpo prej kohësh ajo i është dedikuar biznesit të kozmetikës dhe sigurisht jetës së saj private. Një llogari ‘Twitter-i’ ka vënë re se këngëtarja ka regjistruar një këngë të re, të shkruar nga ajo dhe Demarco, me titull “Private Loving”.

Nëse kjo është e vërtetë dhe Rihanna do e publikojë së shpejti këtë projekt, atëherë kjo këngë do shënojë projektin e parë solo që nga viti 2016, në albumin “Anti”. Rihanna i ka lënë fansat të presin shumë për muzikë të re dhe madje ka filluar të tallet me situatën e saj, por fansat ‘ia kanë bërë të qartë’ se nuk do të presin më gjatë. Albumi i ri do të vijë shpejt, pavarësisht se nuk dihet ende data e publikimit. Ndërkohë, Rihanna po shijon suksesin e projekteve të saj në kozmetikë apo në linjën e veshjeve që mbajnë firmën e saj.

(Kosova Sot Online)