Dikur kryesonte kopertinat sot e pastrehë, modelja e njohur tregon si e zhvati shtëpi burri që dashuronte

  • 19 August 2019 - 10:52
Dikur kryesonte kopertinat sot e pastrehë, modelja e njohur tregon si e zhvati shtëpi burri që dashuronte

Dikur modelja Nastasia Urbano fitonte rreth një milion dollarë në vit. Përgjatë harkut kohor të një viti ajo punonte vetëm 20 ditë.

Por tani ish-modelja është e pastrehë, ajo nuk ka më as një shtëpi ku të fus kokën. Sot ajo është 57 vjeçe dhe sigurisht që nuk e ka më bukurinë e dikurshme.

Tani modelja jeton në rrugët e Barcelonës dhe fajëson për gjendjen, në të cilën ndodhet një burrë, të cilin ajo e donte shumë.

Ajo është shprehur kështu:

E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme. Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMW dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!”

Dikur Nastasia kishte gjithçka dhe jetonte si një princeshë. Kurse tani, ajo vuan nga depresioni dhe e kanë nxjerrë nga shumë shtëpi, pasi nuk mund të paguante më as qiranë.

(Kosova Sot Online)