Mozzik kthehet pas në kohë, publikon foton e rrallë me prindërit nga viti 1997

  • 19 August 2019 - 11:11
Mozzik kthehet pas në kohë, publikon foton e rrallë me prindërit nga viti 1997

Mozzik së bashku me vëllain, Getinjon dhe familjen, janë larguar shumë shpejt nga Kosova për të vazhduar jetën në Gjermani e më pas në Zvicër. Reperi ka treguar shpesh se jeta e tyre si emigrantë nuk e ka qenë e thjeshtë si fillim, por sot Mozzik është një emër i njohur si në Gjermani, po ashtu edhe në Zvicër.

Pavarësisht se sot mund të kryesojë listat muzikore, duket se Mozzik nuk e harron asnjëherë nga ka ardhur dhe si ka nisur gjithçka. Së fundmi reperi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të rrallë me prindërit e tij nga viti 1997, kur ai ka qenë vetëm 2 vjeç.

Bashkangjitur fotos Mozzik ka shkruar: “Gjatë vitit 1997 në Gjermani në stacionin e trenit me dy prindërit e mi. Erdha nga asgjëja”. Pas publikimit të fotos nuk kanë munguar komentet mbështetëse nga ana e fansave dhe nga ata që shprehen se Mozzik ka një miksim tiparesh të babait e nënës së tij. Në fillim të 2018-tës Mozzik dhe Getinjo themeluan një label të ri “2 Euro Gang”, emri i të cilit tregon më së miri jetën e tyre se gjithçka ka nisur nga shumë pak para, por sot çdo gjë ka ndryshuar. 

 

(Kosova Sot Online)