Pasi e anuluan dasmën tre herë, Hailey dhe Justin vendosin të martohen muajin e ardhshëm

  • 19 August 2019 - 13:46
Pasi e anuluan dasmën tre herë, Hailey dhe Justin vendosin të martohen muajin e ardhshëm

Një vit pasi kurorëzuan dashurinë e tyre, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber kanë përcaktuar një tjetër datë për një dasmë të dytë. Pavarësisht se u tha se ata do të organizonin një dasmë disa muaj pas zyrtarizimit të marrëdhënies, çifti i njohur i anuluan tre herë planet e tyre. Së fundmi është mësuar nga “TMZ” se ata kanë vendosur më në fund që të organizojnë diçka të madhe në muajin shtator, rreth përvjetorit të parë të martesës.

Ftesat e dasmës do të shpërndahen javën tjetër, por ata nuk kanë caktuar ende një datë ekzakte. Burimet kanë thënë se nuk dihet as vendi ku do të mbahet dasma dhe sa të ftuar do të ketë në të. Ata kanë shtuar se Justin ndihet shumë mirë si nga çështjet e zemrës dhe pjesa kreative dhe si ai me Hailey-n janë dyshja perfekte. Pak kohë më parë u raportua se ata kishin probleme në lidhjen e tyre në çift, por ky lajm konfirmon se Hailey dhe Justin janë më të dashuruar se kurrë dhe nuk pendohen për lidhjen që kanë krijuar.

(Kosova Sot Online)