Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri nuk flasin dhe pikë! Këngëtarja mungon në dasmën e tij

  • 19 August 2019 - 13:56
Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri nuk flasin dhe pikë! Këngëtarja mungon në dasmën e tij

Fundjavën që lamë pas këngëtari i njohur Erik Lloshi i dha fund beqarisë.

Në një dasmë që zgjati disa ditë, këngëtari kishte të ftuar personazhe të njohur të ekranit.

Disa prej tyre edhe kënduan duke sjellë një atmosferë të veçantë në dasmë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eriklloshi (@eriklloshi) on

Por mes të ftuarve është vënë re mungesa e mikeshës së tij, Anxhela Peristerit.

Në ditën e martesës së këngëtarit, Peristeri ishte e pranishme në një tjetër dasmë së bashku me mikun e saj Aurel Thëllimi.

Prej kohësh përflitet se marrëdhënia e tyre është prishur dhe duket se mungesa në dasmë i konfirmon zërat.

Kujtojmë se Eriku dhe Anxhela kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë me njëri-tjetrin, madje kanë edhe disa bashkëpunime muzikore.

 

(Kosova Sot Online)