Përpara se të martohen, Kylie dhe Travis do të sjellin në jetë një tjetër fëmijë

  • 19 August 2019 - 15:00
Përpara se të martohen, Kylie dhe Travis do të sjellin në jetë një tjetër fëmijë

Pak javë  më parë u përfol se Kylie Jenner do të martohej në ditën e saj të lindjes, por në të vërtetë dasma nuk ndodhi. Mediat fotografuan një fustan të bardhë nusërie, i cili në fund rezultoi të ishte fustani që Kylie mbajti veshur gjatë ditëlindjes së saj.

Megjithatë duket se ajo dhe partneri i saj Travis Scott e kanë ende në plan të martohen. Burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Hollywood Life’ se Kylie dëshiron që në fillim të bëjë një fëmijë tjetër dhe më pas të martohet. “Ajo e di që është shumë e re në moshë dhe prapë dëshiron që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe asaj nuk i duhet të jetë e martuar për ta bërë këtë gjë. Fëmija do të vijë absolutisht i pari.

Kylie është shumë e fokusuar në punën e saj si nënë dhe e merr Stormin kudo. Ajo ka dado, por nuk i nevojitën shumë, pasi do t’i bëjë gjërat vetë. Ajo është një nënë fantastike”, kanë thënë burimet.

Së fundmi Kylie ka udhëtuar në vende të ndryshme të Europës së bashku me vajzën e partnerin e saj dhe nga fotot e publikuara duket se këto pushime u kanë dhuruar shumë lumturi. 

(Kosova Sot Online)