Si dukej Miriam Cani 18-vjeç? Këngëtarja publikon foton e rrallë të 16 viteve më parë

  • 19 August 2019 - 16:12
Si dukej Miriam Cani 18-vjeç? Këngëtarja publikon foton e rrallë të 16 viteve më parë

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, Miriam Cani, është kthyer pas në kohë ditën e sotme dhe ka publikuar një foto të 16 viteve më parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, Miriam shfaqet me flokë deri tek shpatullat, një fund të fryrë në ngjyrë rozë dhe deri poshtë gjurit, si dhe një xhaketë xhins sipër. Ajo e ka kombinuar këtë pamje më së mirin me stilin ‘vintage’ të fotos dhe makinës.

Pavarësisht se vetëm 18-vjeç, Miriam nuk duket se ka ndryshuar shumë, pasi ëmbëlsia dhe tiparet në fytyrë vazhdojnë të mbeten të njëjtat. Një tjetër gjë që e dimë me siguri që nuk ka ndryshuar tek këngëtarja shqiptare, është dashuria dhe pasioni për muzikën, pasi ajo vazhdon të sjellë projekte tepër të suksesshme për publikun shqiptar. Të fundit përmendim ‘Duamë’ që erdhi në bashkëpunim me partnerin e saj, Alban Skënderaj  dhe deri më tani numëron disa milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.

(Kosova Sot Online)