Brenda jahtit privat të Gjikos dhe Elita Rudit

  • 20 August 2019 - 08:07
Brenda jahtit privat të Gjikos dhe Elita Rudit

Prej disa javësh, reperi Gjiko kishte njoftuar në rrjetet e tij sociale se shumë shpejt do të bëhej pronari i një jahti luksoz, të cilin po e rregullonte sipas dëshirës së tij.

Ai ishte tepër i entuziasmuar për blerjen e re, të cilën mesa duket çifti tashmë e ka bërë të vetën.

Elita ka ndarë me ndjekësit në Instastory pamjet nga jahti i tyre i ri, i cili është tepër luksoz dhe komod në të njëjtën kohë.

Moderatorja ka filmuar dhomat e jahtit dhe ambientin rreth e qark tij, i cili është arreduar sipas shijes së tyre.

Duket se Gjiko dhe Elita do ta kalojnë pjesën e mbetur të verës në “mini shtëpizën” e tyre lëvizëse, duke shijuar pamjen e mrekullueshme të detit dhe praninë e njëri-tjetrit.

 

 

(Kosova Sot Online)