“Është sezoni i tij”, reperi shqiptar në kopertinën e revistës prestigjoze

  • 20 August 2019 - 09:11
“Është sezoni i tij”, reperi shqiptar në kopertinën e revistës prestigjoze

Ky ka qenë një vit i rëndësishëm për karrierën e Gashit, pasi reperi ka sjellë shumë projekte të reja që janë pritur shumë mirë nga publiku dhe sigurisht kanë ndikuar pozitivisht tek fama e tij.

Pas suksesit në ‘Sunny Hill’ dhe koncerte të tjera rreth botës, vjen suksesi i tij i radhës. Në kopertinën dixhitale të revistës prestigjoze “GQ” ose ndryshe “Gentlemen’s Quarterly”, për muajin shtator të këtij viti, do të jetë pikërisht reperi shqiptar, Gashi. “Është sezoni i Gashit.

Ngritja e një sensacioni global”, shkruhet nga revista krahas fotos së reperit ku shfaqet i veshur me një xhaketë në ngjyrë portokalli, një ngjyrë që është karakteristikë e tij. “GQ” është një revistë internacionale e bazuar në New York he e themeluar që në vitin 1931 dhe për vite me radhë në kopertinën e tij kanë qenë emrat më të njohur të ‘Hollywood-it’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GASHi (@gashi) on

(Kosova Sot Online)